Cristiano Ronaldo nuk pati një debutim të mirë në Champions League pasi u largua nga fusha me karton të kuq, pas 29 minutave lojë në fitoren e mbrëmshme të Juventusit.
Por klubit të tij i lind e drejta për ta apeluar këtë karton të kuq.
Sipas nenit 9 të rregulloreve të UEFA-s, “vendimet e marra nga gjyqtari në fushën e lojës janë përfundimtare dhe nuk mund të rishikohen nga organet disiplinore të UEFA-s”.
Kujtojmë se gjyqtrai nuk mund të bëjë një dëshmi verbale pasi ai nuk e ka parë sic duhet incidentin, por është sinjalizuar nga anësori.
Sipas “Sky Sport”, Bianconerët do të kërkojnë të apelojnë në bazë se Ronaldo u largua për sjellje të dhunshme, kur në të vërtetë nuk kishte sjellje të dhunshme.
Neni 56 shpjegon se Juventusi duhet të ankohet brenda 24 orëve me shkrim në bordin e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës, duke paguar një shumë prej 1,000 eurosh e cila do të rimbursohej vetëm nëse pezullimi i Ronaldos largohet.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...