Të gjitha ndeshjet e zhvilluara mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në kuadër të UEFA Ligës së Kampionëve kanë përfunduar.
Takimet e para të fazave grupore ndërmjet gjigantëve më të mëdhenj evropian sapo kanë përfunduar, shkruan portali arbresh.info.
Manchester United regjistroi fitore të thellë me rezultat 3 me 0 në ndeshjen si mysafirë kundër Young Boys. Mesfushori Paul Pogba realizoi dy herë, ndërsa golin e tretë e shënoi Anthony Martial.
Bayern Munichu fitoi gjithashtu me rezultat 2 me 0 ndaj Benficas. Robert Lewandowski dhe Renato Sanches ishin autorët e golave për kampionin gjerman.
FC Viktoria Plzen dhe CSKA Moscow ndanë pikët duke barazuar me rezultat 2 me 2.
Kampioni i Anglisë, Manchester City u befasua nga Olympique Lyonnias duke u mposhtur me rezultat 1 me 2 .
Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi regjistroi fitore të thellë 3 me 0 në takimin si nikoqir në Bernabeu duke mposhtur AS Roman.
Ndërkohë, Valencia u mposhtë nga Juventusi me rezultat 2 me 0 edhe pse “Zonja e Vjetër” ishte me dhjetë lojtarë në fushë si pasojë e ndëshkimit me karton të kuq direkt të Cristiano Ronaldos./arbresh.info/
https://twitter.com/ChampionsLeague/status/1042518006440570880
Peci tregon se kë e ka cilësuar “hajvan” Albin Kurti
“A t’kujtohet dashnia”, Yll Limani lanson këngën e tij më të...
Çfarë ndodhi gjatë takimit te presidentja, flet Memli Krasni...
Emiratet e Bashkuara Arabe do të investojnë 1.4 trilion doll...
Rama mirëpret kryeministrin e Finlandës, diskutuan për forci...
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për vjedhje...