Një supë mjaft e shijshme!
Përbërësit:
8 gota me lëng pule
500 gr – 1 kg gështenja të qëruara
1 qepë të grirë
majdanoz të freskët
2 thelpinj hudhër
1 gjethe dafinë
½ filxhan me ajkë qumështi ose pana
¾ e lugës me sheqer
kripë
piper
Përgatitja:
Për përgatitjen e gështenjave: Me një thikë të mprehtë, bëni një X nëpër të gjithë gështenjat dhe vendosini në një tepsi. Hidhni ¼ filxhan me ujë, njofton Klan Kosova. Dhe lërini të piqen në 230 gradë C për 10 minuta. Kur të jenë të ftohta mjaftueshëm, filloni t’i qëroni.
Në një tenxhere hidhni lëngun e pulës, gështenjat e qëruara dhe qepët e prera hollë. Hidhni gjithashtu gjethet e majdanozit, hudhrat dhe gjethen e dafinës dhe lëreni të ziejë për 45 minuta në nxehtësi të ulët ose mesatare.
Pasi të ketë zierë hidheni supën në një blender dhe miksojeni. Bashkë me të shtoni panën ose ajkën e qumështit , sheqerin kripën dhe piperin.
Vazhdoni ta përzieni deri sa të përftohet një masë homogjene. Më pas kthejeni përsëri në tenxhere dhe lëreni të valojë për 5 minuta. Sipas shije.al, në fund shërbejeni në një pjatë dhe hidhini sipër disa copa gështenja dhe pak majdanoz.
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...
Qiproja nuk i lejoi të marrë pjesë me simbole shtetërore, ka...
Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin...
Valë ekstreme e të ftohtit në SHBA
Kontrolloni nëse ju duhet një jastëk i ri: Truku 30-sekondës...
Real Madridi fiton në “Mestalla“ ndaj Valencias dhe vazhdon ...