Trajneri i Uellsit, Ryan Giggs, ka thënë se Jose Mourinho duhet të qëndrojë në Manchester United pasi është njëri i duhur për punën e trajnerit.
Spekulimet për të ardhmen e trajnerit portugez janë rritur këtë sezon pas një nisjeje të dobët në sezonit në Ligën Premier.
Javëve të fundit është raportuan për shumë trazira prapa skenave dhe shpeshherë është përfolur për një largim të Mourinhos, por kështu nuk mendon Giggs.
“Ai është njeriu i duhur për punën e trajnerit te Unitedi”, ka thënë fillimisht Giggs për Manchester Evening News.
“Ai ka lojtarë të mirë dhe ai është një menaxher i mirë kështu që unë nuk shoh se ku Unitedi do të shkojë pas tij”.
“Gjithmonë do të ketë spekulime se kush mund të hyjë dhe kush mund të zëvendësojë, por për aq sa jam i shqetësuar ata kanë nevojë për stabilitet”, përfundoi legjenda.
Ndryshe, mendimin e njëjtë për Mourinhon e ka shprehur edhe portieri i njohur boshnjak, Asmir Begovic./Telegrafi
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...