Presidentët e Turqisë dhe Rusisë thanë të hënën se janë pajtuar për krijimin e një zone të çmilitarizuar në provincën Idlib të Sirisë për të ndarë trupat e Qeverisë siriane nga forcat rebele. Ushtarët turq dhe rusë do të patrullojnë zonën, për të siguruar respektimin e saj.
Presidenti rus, Vladimir Putin, pas bisedimeve me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Soçi të Rusisë, tha se marrëveshja është që të gjitha armët e rënda të tërhiqen nga zona, ashtu si edhe rebelët radikalë, përfshirë Frontin Nusra, shkruan Rel.
Zona e demilitarizuar do të hyjë në fuqi nga 15 tetori, u tha Putin gazetarëve. Forcat siriane thuhet se po përgatiten për një ofensivë të madhe në Idlib, provincën e fundit që kontrollohet nga rebelët. Rusia i ka dhënë vazhdimisht mbështetje regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, në luftën civile 7-vjeçare të Sirisë, ndërsa Turqia mbështet disa fraksione të rebelëve. Në Idlib jetojnë më shumë se 3 milionë njerëz dhe pothuajse gjysma e tyre janë zhvendosur nga luftimet në vende të tjera në Siri.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...