Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka falenderuar pjesëmarrësit në aksionin e qeverisë.
“Aksion i jashtëzakonshëm për të mbrojtur dhe oastruar Kosovën i inicuar në bashkëpunim me shumë ministri. I falënderoj të gjithë qytetarët që kanë marrur pjesë në pastrimin e Kosovës si dhe shkollat që kanë bërë një punë të mrrekullueshme për pastrimin e Kosovës Mbi 109 mijë vullnetarë kanë marrë pjesë në pastrimin e ambientit dhe mbi 316 tonë mbeturina dhe 46 mijë thasë me mbeturina që kanë arritur të numërohen nga vullnetarët gjithashtu edhe një numër i madh me mbeturina inerte. Sukses i këtij aksioni është angazhimi i qytetarëve në pastrimin e ambienteve”, tha Matoshi.
Ndërkaq, Luan Hasanaj, nga organizata ‘Let’s Do it Kosova’, tregoi për planet e aksionit të pastrimit në ditët e ardhshme.
“ Është rast i rrallë që të shtunave kanë dalë mbi 100 mijë qytetarë për pastrimin e Kosovës. Nga nesër do të ketë aksion të pastrimit të deponive ilegale dhe pastrimi i brezit rrugor, ky askion i ka kalu të gjitha pritjet tona për pastrimin e Kosovës”, tha Hasanaj.
Ndërkaq Rexhep Kadriu, Zëvendësministër i Infrastrukturës po ashtu foli për planet e tjera të aksionit të pastrimit.
“ kemi punuar në 20 lokacione të Kosovës dhe e kemi në planin tonë që deri në përfundim të aksionit do të vazhdojmë me pastrimin e brezeve rrugore për të cilat kemi grupe të formuara edhe tash, rrugët te cilat i ka në menaxhim MI do të pastrohen nga mbetjete inerte dhe do të mundohemi të krijojmë edhe një fushatë për vetëdijesimin e qytetarëve që qarkullojnë rrugëve të botës e mbeturinat, të cilat i mbajnë në qese i hudhin në Kosovë”, tha Kadriu.
Vendos goli i Viniciusit, Reali fiton ndeshjen e parë të pla...
Kosova feston Pavarësinë, reagon Vuçiç: 18 vite më parë u ha...
Popullsia e Gjermanisë drejt tkurrjes me 5 për qind deri në ...
PSG fiton me rikthim ndaj Monacos ndeshjen e parë të play-of...
Tragjike në Alpet e Francës: Tre persona humbin jetën nga or...
Estonia uron Kosovën për 17 shkurt: Vazhdojmë forcimin e bas...