Ky mund të jetë edhe sedani me tavan të hapur me katër ulëse, më i fuqishmi ndonjëherë
Duke pasur parasysh se me 4.0-litra V8 që prodhon 603 kuajfuqi, ky ‘kabriolet’ nuk mund të bëhet më e shpejtë, transmeton Telegrafi. Posaidon nuk është pajuar me këtë, për ta modifikuar që të kthehet në makinën me tavan të hapur, më të shpejtën ndonjëherë.
Modifikuesi gjerman ia ka ndryshuar motorin, duke i vendosu një me 6.3-litra, ndërsa shumica e pajisjeve nën kapak i janë zëvendësuar me pjesë më të lehta dhe të kapaciteteve më të madha.
Të pakënaqur me sistemin e aerodinamikës dhe filterët e ajrit, modifikuesit u kujdesën të vendosin të reja dhe më efektive. Që të përballet me fuqinë nën kapak, u desh t’i ndërrohej sistemi dhe tani ka ndërrues automatik prej shtatë shpejtësive.
Si rezultat i këtyre, tani është një S^# me tavan të hapur, që i zë katër persona, ndërsa ka fuqinë e hiper-makinës Project One. Me 1,005 kuajfuqi, ky Mercedes-AMG S63 i modifikuar, mund të kalojë prej zeros deri në 100 kilometra në orë për 2.9-sekonda. /Telegrafi/







Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...