Të paktën katër vetë kanë vdekur në Karolinën e Veriut si pasojë e stuhisë “Florence” që po godet vendin, thanë zyrtarët të premten.
Dy vetë vdiqën në Wilmington pasi një pemë ra në shtëpinë e tyre, tha departamenti i policisë së qytetit.
“WPD mund të konfirmojë dy viktimat e para të stuhia “Florence” në Wilmington.
Spitali tha se ka marrë tre pacientë të plagosur, raporton CNN, përcjell Klan Kosova.
Shpërthimet e stuhisë, erërat dhe shiu bënë që lumenjtë të vërshojnë në disa qytete dhe stuhia e kategorisë së parë pritet të rritet duke goditur zonat e njëjta pa pushim.
“Stuhia do të vazhdojë me goditje të dhunshme në të gjithë shtetin tonë për disa ditë”.
Ushtria izraelite thotë se në 24 orët e fundit nisi tri valë...
Beatrix Ramosaj shkëlqen në paraqitjen e fundit
Hasani: Çdo vendim që Kurti e ka marrë pas 19 prillit është ...
Irani ishte në tryezën e negociatave para sulmit të Izraelit
Rexhaj: Duam Qeveri, por veç me LDK-në
Hasani: Do të na kthehet vëmendja amerikane, të jemi seriozë...