Ka më shumë se dy muaj që Albin Kurti po mban dy pozita të rëndësishme shtetërore. Atë të kryeministrit në detyrë dhe pozitën e deputetit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Ndonëse, sipas njohësve të sistemit juridik e kushtetues në vend, ky veprim i tij është tërësisht joligjor.
Madje sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, çdo vendim i marrë nga Kurti pas datës së certifikimit si deputet, do të hidhet poshtë sapo të sfidohen në Gjykatën Kushtetuese.
“Nëse dërgohet në kushtetuese marrja e vendimeve e Albin Kurtit dhe kabinetit pa asnjë diskutim është shkelje kushtetuese, bazuar në rastet e deritanishme që janë precedent. Bazuar në precedentin që është tani, por gjykata mund ta ndërroj interpretimin. Të gjitha vendimet që i ka marrë Albin Kurti me kabinet, janë jo ligjore bien poshtë. Asnjë vendim i qeverisë që po merret s`po sfidohet, e përderisa nuk sfidohet ato prezumohen se janë kushtetuese, por nëse shkon dikush e i sfidon i dërgon në kushtetuese pa asnjë diskutim, janë të jashtë ligjshme bien poshtë”, tha Hasani në Klankosova
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë