Zyrtarët në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi u bënë thirrje banorëve që të ndalojnë konsumin e mishit të qenit, pasi mund të dëmtojë reputacionin e qytetit dhe të çojë në sëmundje si tërbimi.
Komiteti Popullor i Hanoit tha se praktika mund të dëmtojë imazhin e qytetit si një “kryeqytet i civilizuar dhe modern”. Zyra e qytetit shtoi se konsumimi i mishit mund të çojë në përhapjen e sëmundjeve si tërbimi dhe leptospiroza.
Mbi 1 000 dyqane në Hanoi ende shesin mish qeni dhe maceje. Ka rreth 490 000 qen dhe macet në Hanoi, shumica e të cilave janë kafshë shtëpiake.
Një numër në rritje i njerëzve në Vietnam nuk e miratojnë ngrënien e mishit të qenit, por ende mbetet “një zakon i rrënjosur thellë”, sipas Linh Nguyen, gazetar i BBC në Vietnam.
Edhe në mediat sociale shumë njerëz e mirëpritën vendimin, por kishte disa që argumentuan se bëhej fjalë për një zakon që shumë vietnamezë nuk mund të hiqnin dorë lehtë.
Një përdorues në Facebook, Dang Ngoc Quang, argumentoi se ky mish nuk duhet të ndalohet plotësisht, pasi kjo përbën heqjen e lirisë. Në vend të kësaj, ai sugjeroi zbatimin e një takse të rëndë mbi mishin e qenve ose duke e lejuar atë vetëm për t’u shitur në zona të caktuara./tch/
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...