Afrimi i PDIU-së së Shpëtim Idrizit me koalicionin opozitar të drejtuar nga Lulzim Basha nuk është pëlqyer nga kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Burime nga kjo forcë politike bëjnë me dije se Dule, i cili përfaqëson edhe minoritetin grek, po mendon ndërprerjen e bashkëpunimit politik me Bashën dhe PD-në. Të njëjtat burime nga PBDNJ i thanë Top Channel se një gjë e tillë është diskutuar edhe në një mbledhje të kryesisë së kësaj force politike, ditën e enjte, menjëherë pasi Basha i hapi dyert çamëve të PDIU-së, që drejtohen nga Idrizi.
Gjithçka do të vendoset nga qasja që kryedemokrati Basha do të ketë ndaj Idrizit. Një pritje e tij me krahë të hapura ka shumë gjasa që të largojë PBDNJ-në, njësoj siç ndodhi kur Rama, pasi erdhi në pushtet në vitin 2013 me Vangjel Dulen aleat, afroi në koalicion Shpëtim Idrizin. Atëherë, kjo lëvizje solli reagimin e Dules që doli nga koalicioni i majtë duke iu bashkuar më pas Lulzim Bashës.
Brenda kësaj jave, kryedemokrati Basha pritet të mbyllë dy takime me të dy rivalët politikë, si Dulen ashtu edhe Idrizin, rezultatet e të cilave pritet të përcaktojnë edhe qëndrimin e mëtejshëm të PBDNJ-së në koalicionin opozitar apo jo. Në rast se minoritarët largohen, opozita do të humbasë një deputet, ndërsa afrimi i çamëve të Idrizit nuk i sjell asnjë favor në sallën e Parlamentit.
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...