Kush fshihet pas buzëqeshjes së bukur të Agnesa Vuthajt?

01:02 | 14 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Ish Miss Kosova Agnesa Vuthaj, tashmë është në qendër të vëmendjes mediale si një femër mjaft e suksesshme me biznesin e saj.

Prej kohësh, Agnesa ka hequr dorë nga eventet të cilat dikur organizonte vetë, për më të bukurën shqiptare, shkruan Kosovarja.

Tani, ajo ka në fokus atelien e saj të veshjeve, të cilat jo rrallëherë i bën publike përmes imazheve që publikon në Instagram, me ç’rast i bën edhe një lloj promovimi.

E pavarësisht angazhimeve, Agnesa gjen kohë edhe për t’i shëtitur shumë vende të botës, por që asnjëherë nuk u bë e ditur nëse shoqërohet nga dikush.

Destinacioni i saj i fundit, si duket është Parisi i bukur, gjë për të cilën na njoftoi përmes imazhit të fundit.

Madje, si asnjëherë tjetër, ajo tregoi se pas buzëqeshjes së saj të bukur, fshihet dikush.

Por, sërish Agnesa me enigma.

https://www.instagram.com/p/BnrTUC0BXya/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale