Manchester United ka shtuar yllin e Atletico Madridit, Saul Nigues, në listën e tyre të gjatë të shënjestrave.
‘AS’ thotë se United ka njoftuar personat e afërt me Saulin rreth interesimit të tyre pasi e shohin lojtarin si një zëvendësues të Paul Pogbas që është duke kërkuar largimin, transmeton portali arbresh.info.
Klauzola e blerjes së Saulit është 150 milionë euro dhe lojtari është i vendosur te klubi në Madrid.
Në fakt, sugjerohet që përgjigjja ndaj interesimit të United ka qenë e nxehtë.
Megjithatë, United beson se ata mund të joshin Saulin për transferim në Old Trafford duke i ofruar kontratë të duhur dhe minuta në fushë./arbresh.info/
Mblidhet Kuvendi i Prishtinës për miratimin e buxhetit për v...
Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore