Kosova ka arritur fitoren e parë në Ligën e Kombeve duke i mundur Ishujt Faroe me rezultat 2-0. Arbër Zeneli dhe Atdhe Nuhiu realizuan për ‘Dardanët’ në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Kosova me fitoren e së hënës ka kaluar e para në grup.Trajneri më i suksesshëm në historinë e futbollit kosovar, Afrim Tovërlani, vlerëson se pikët në këtë ndeshje për Kosovën kanë qenë shumë të rëndësishme.
“Pikët kishin shumë rëndësi dhe fitorja e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për ngritje të optimizmit për ndeshjet tjera. Sa i përket ndeshjes, mendoj se pjesa e parë nuk ishte e mirë dhe luajtëm pa arsye, me krosime të larta dhe shumë herë të kota. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë dhe ashtu është dashur që të luhet nga fillimi, të luhet me topin poshtë në tokë dhe me shumë lëvizje pa topin. Ajo që nuk me pëlqeu është nënçmimi i kundërshtarit pas avantazhit prej 2:0.
Normalisht që duhet të tentohet që të mposhtet kundërshtari, por nuk është në rregull dhe sportive që të nënçmohet”, ka thënë Afrim Tovërlani për Insporti.com.
‘Toki’ ndër të tjera e kujton edhe ndeshjen kur Kosova është mundur nga Kroacia me rezultat 6:1.“Mua nuk më kujtohet që kroatët edhe pse na kanë mposhtur thellë, nuk kanë dashur që të na nënçmojnë. Ato gjëra i bëjnë futbollistët e pa pjekur mendjemëdhenjtë. Përndryshe, gjithçka ishte mirë, por nuk duhet të fluturojmë pas një fitoreje ndaj një kundërshtari realisht të dobët. Edhe pa u pranuar Kosova e ka mposhtur ekipin këtë ekip. Nuk është ndonjë e arritur për të menduar se kemi mbërritur në nivele të larta”, theksoi Afrim Tovërlani.
Ai në këtë edicion po e drejton skuadrën e Ferizajt.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...