Dhoma e varrit 3700 vjeçare e vajzës së Faraonit besohet të jetë gjetur pranë të rrënojave të një piramide të zbuluar së fundi në Egjipt.
Ministria e antikës tha se dhoma në nekropolin mbretëror Dahshur, në jug të Kajros, përmbante një kuti druri të gdhendur me hieroglifë. Brenda kutisë ishin katër kavanoza të mbushur me organet e të vdekurit, me gjasë të së bijës së mbretit Emnikama. Piramida e sundimtarit është rreth 600m nga dhoma.
Muajin e kaluar, arkeologët duke kërkuar rrënojat e një strukture gjetën një shtesë me dhjetë radhë hieroglifë që mbajnë emrin e Emnikama- s.
Ata gjithashtu zbuluan mbetjet e një sarkofagu antropoid.
Dahshur gjendet aty ku Sneferu, mbreti i dinastisë së katërt, ndërtoi piramidën e parë të lashtë të Egjiptit, Piramidën e Kuqe 103 metra të lartë, rreth 4,600 vjet më parë.
Ai gjithashtu ndërtoi një version më të hershëm, Piramidën Bent 105 metra të lartë, shpatet e së cilës ndryshojnë këndet prej 54 deri në 43 gradë rreth gjysmën e lartësisë. Sneferu u pasua nga djali i tij Khufu, i njohur për Piramidën e Madhe në Giza, e cila me lartësinë prej 138m është njëra prej mrekullive të lashtësisë.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar