Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç thotë se ka qenë i rrejshëm informimi se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vizitojë Preshevën.
Madje, sipas tij ky lajm ishte një spekulim sa për të tërhequr vëmendjen nga vizita e suksesshme e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Kosovë.
“Ishte një lajm i rremë që u botua për të tërhequr vëmendjen për vizitën e suksesshme të presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Kosovë dhe Metohi”, tha Daçiç për TV Pink, transmeton Indeksonline.
Daçiç thotë se fakti se Serbia ndërton marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara nuk do të thotë se ajo do të prishë marrëdhëniet me Rusinë, ndër të tjera për shkak se Rusia ka një pozitë të fortë në Kombet e Bashkuara dhe pengon hyrjen e Kosovës në OKB duke vënë veto në Këshillin e Sigurimit.
Ai theksoi se politika bazohet në interesat e veta dhe se Serbia duhet të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha fuqitë botërore me të cilat është e mundur.
Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasje në te...
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...