Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar lojën e zhvilluar dje mes Kosovës dhe Ishujve Faroe.
Ahmeti ka thënë se dje përjetuan ndjenjën e një jete normale.
Me anë të një statusi ai ka përmbledhur momentet më të rëndësishme që sipas tij, përmbyllën këtë ndeshje futbollistike.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Mbrëmjë përjetuam ndjenjën e një jete normale. Reflektorët e stadiumit Fadil Vokrri ndriçonin gati krejt qytetin. Stadiumi i mbushur me qytetarë nga krejt Kosova.
Ata 100 fansa të Ishujve Faroe duartrokiteshin gjatë gjithë rrugës duke treguar mikpritjen tonë. Stadiumi dukej bukur. Lojtarët e motivuar maksimalisht. Momenti në minutën e 9’ kur i gjithë stadiumi ngriti numrin 9 në kujtim të njeriut që e bëri të mundshme natën e mbremshme, Fadil Vokrrit. Familja e tij që me lot në sy ndjenin krenari që kishin nja familjar si Fadilin.
Fitorja! Brohoritjet që u dëgjuan në lagjet më të largëta e që shumë prej ne na kujtuan fëmijërinë. Që na dëshmuan se stadiumi duhet të jetë në qendër të qytetit. Largimi i shpejtë e i qetë i tifozëve duke diskutuar për ndeshjet e ardhshme në Fadil Vokrri. Presim Malten e Azerbejxhanin. Vitin tjetër reprezentacione edhe më të forta në kualifikime.
Por më shumë se krejt, mbrëme ishte një ndjenjë e një shteti normal, që përcjell reprezentacionin e vet në kryeqytetin e vet. Me dinjitet, duke treguar se gjërat mund të bëhen mirë e normal. Jo perfekt, por thjeshtë normal.
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut personi i ...
‘Më të mirat në botë’, pse SHBA-të po blejnë ani...
Shenjat e fshehura të stresit: Si t’i dalloni ato?
Simeone i del në mbrojtje Alvarezit: Brenda pak kohe, me sig...
Të kërkuarit nga Sllovenia i caktohet masa e paraburgimit në...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën përfund...