Julen Lopetegui i ka dhënë dritën e gjelbër Real Madridit për të rrëmbyer transferimin e mesfushorit të Napolit dhe Polonisë, Piotr Zielinskit.
Të paktën kështu raporton ‘Don Balon’, e cila thekson që presidenti Florentino Perez beson se Zeilinski mund t’i shtoj kualitet skuadrës së Real Madridit derisa dy klube të tjera të mëdha si Man City dhe Liverpooli janë duke kërkuar gjithashtu nënshkrimin me reprezentuesit polak, transmeton portali arbresh.info.
Siç raporton ‘TuttoNapoli’, Zielinski është i vendosur për të nënshkruar një kontratë të re me Napolin në muajin tetor dhe marrëveshja e re do t’i siguroj atij një klauzolë të lartë deri në 120 milionë.
Pasi Luka Modric tani është 33 vjeçar, Real Madridi padyshim se do të mendoj zëvendësimin e kroatit në një të ardhme të afërt dhe Zielinski mund të jetë lojtari që ata mund të nënshkruajnë.
24-vjeçari ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar dhjetë herë brenda 97 paraqitjeve për gjigantin në Serie A, një rekord impresiv për një lojtar të vendosur në qendër të mesfushës./arbresh.info/
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...