Pas zgjedhjeve të përgjithshme, Suedia ndodhet në udhëkryq.
Asnjë bllok tradicional politik, pra as qendra e majtë dhe as qendra e djathtë nuk kanë mundur të fitojnë votat e mjaftueshme për të qeverisur vendin siç ka ndodhur tradicionalisht në Suedi.
E djathta anti-emigracion dhe anti-BE, një parti e re që ka dalë në skenë këto vitet e fundit, ka pasur një rezultat shumë pozitiv, por jo aq të madh sa ç’e parashikonin sondazhet; thuhet se ajo është rrudhur pak gjatë ditëve të fundit para zgjedhjeve.
Prandaj formimi i qeverisë të re mund të zgjasë disa javë madje edhe disa muaj.
Nga numërimi i pothuajse të gjithë votave deri të hënën, 10 shtator 2018, rezulton se blloku i majtë ku bëjnë pjesë Social Demokratët në pushtet të kryeministrit Lofven, të Gjelbrit dhe aleatët e tyre të Partisë së Majtë kanë fituar 40.6% të votave ndërkohë që blloku i qendrës së djathtë, blloku opozitar, ka grumbulluar 40.3% të votave .
Situata politike është komplikuar nga rritja e partisë Demokratët e Suedisë (DS), një parti, që në Europë cilësohet si parti e ekstremit të djathtë, e cila ka fituar 17.6% të votave ose rreth 5 për qind më shumë se katër vjet më parë.
Të dy koalicionet tradicionale kanë përjashtuar deri tani koalicionin me Demokratët e Suedisë.
Sipas analistëve formimi i qeverisë do të jetë një çështje shumë e vështirë por më i mundshëm është opsioni i krijimit të një qeverie të pakicës, nga Social Demokratët që do të mbështeten nga të Gjelbërit që nuk do të futen këtë radhë në qeveri por do ta mbështesin qeverinë nga jashtë.
Përfundimisht pritet që vendi edhe në katër vitet e ardhshme të drejtohet nga një qeveri e re e përbërë vetëm nga Social Demokratët dhe Kryeministri aktual.
Pas dy javësh parlamenti do të mblidhet për të zgjedhur Kryetarin e Parlamentit dhe ky moment do të jetë testi i parë i balancës së re të pushtetit politik.
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”