Kryetari i Iniciativës Qytetarë njëherësh ish-ministër për Komunitete dhe kthim në Qeverinë e Kosovës, Sllavisha Petkoviq, ka thënë se korrigjimi i kufijve do të shkaktonte kaos.
‘Kjo është zgjidhja më e keqe sepse këtë s’do ta pranojnë as shqiptarët e Kosovës, e as serbët në Serbi. Ajo që Thaçi e Vuçiq flasin në Bruksel, është pa ndonjë peshë, kjo tregon se as Thaçi s’e ka mbështetjen e Kuvendit e as Vuçiq mbështetjen në Serbi’, tha Petkoviq në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.
‘Kjo nuk do të kalonte, prandaj them kjo është një aventurë, një teatër. Kemi pasur takime edhe më herët në Bruksel, kemi pasur trenin, pastaj cirku me Gjuriqin, tani Vuçiqi në Mitrovicë dhe mos lejimi i tij për hyrje në Banjë, ne i njohim këto skenare, por ky i fundit është skenar i keq’.
‘Ata dy po luajnë edhe ata edhe BE, ata që i udhëheqin bisedimet, kjo është e pakuptimtë’./klan kosova/
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...