Një grup i armatosur ka sulmuar selinë e Korporatës Kombëtare të Naftës (NOC) në Tripoli.
Forcat e sigurisë janë përleshur me personat e armatosur tek ndërtesa historike në qendër të qytetit, ndërsa gjithashtu janë dëgjuar të shtëna e shpërthime, transmeton portali arbresh.info.
Një zyrtar i sigurisë në vend tha se të paktën dy anëtarë të stafit dhe dy persona të armatosur janë vrarë gjatë sulmit.
Javën e kaluar, OKB njoftoi se një armëpushim midis milicive në konflikt ishte arritur në kryeqytet.
Një qeveri e mbështetur nga OKB është nominalisht në pushtet në Tripoli, por milicia zë pjesën më të madhe të pjesës tjetër të vendit./Arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës