Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi iu ka drejtuar Thaçit duke thënë që ta kërkojë lejen dhe të vizitojë Preshevën, raporton arbresh.info.
“Në qoftë se kemi një Serbi evropiane siç po paraqitet në media atëherë kërkojeni lejen. Ashtu siç erdhi Vuçiqi edhe ju mund të vini dhe është normale që një president t’i vizitojë qytetarët e tij. Ne nuk kemi sexhade që t’iu shtrojmë sikurse një Sulltani që kishte vizituar perandorinë otomane. por kemi tepihun e kuq. Nuk e kemi aq të gjatë t’ua shtrojmë nga kufiri, por së paku në shesh ua shtrojmë. Andaj kërkojeni lejen, është gjë normale”, ka thënë ai.
Këtë deklaratë e bëri ai gjatë konferencës për shtyp, pas takimit të përfaqësuesve të Luginës seë Preshevës me presidentin Hashim Thaçi./Arbresh.info/
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro