Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar me liderët e Luginës së Preshevës.
Thaçi në një konferencë për media ka thënë se në këtë takim kanë biseduar për angazhimet dhe prioritetet për të ardhmen e Kosovës.
“Tashmë është e qartë se vullneti i deklaruar i shqiptarëve të Luginës për t’iu bashkuar Kosovës është institucionalizua përmes përfaqësuesve, shoqatave tek institucionet e Kosovës”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Thaçi ka thënë se do të bëjnë përpjekje që kjo çështje në dialogun me Serbinë të korrigjohet.
“Do të mbyllet kjo padrejtësi dhe të korrigjohet. Besoj fuqishëm se të gjithë në Kosovë do ta mbështesin të drejtën e Luginës për bashkëngjitje. Aktualisht Presheva, Medvegja, Bujanoci është një kauzë e përbashkët. Po ashtu ne do të angazhohemi që përfaqësuesit e Luginës të jenë pjesë e dialogut me Serbinë dhe këtë besoj do ta përkrahin të gjithë”, ka thënë ai
Ai ka thënë se do të jenë afër luginës përmes fondeve për qytetarët e asaj pjese.
“Për t’i kontribuar realizimit sa më të shpejt bashkimit të Luginës me Kosovës duhet angazhim i madh. Për këtë përfaqësuesit e Luginës kanë bërë një rezolutë që ma kanë dorëzuar dhe kjo do të dërgohet edhe te kryetari, shefat e grupeve parlamentare që në të ardhmen Kuvendi ta nxjerr një rezolutë për unifikimin e bashkimit të Luginës”, ka thënë Thaçi./Arbresh.info/
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë