Rinia Demokratike e Kosovës, do t’i bashkohet aksionit për pastrimin e mjedisit në Kosovë që do të mbahet më 15 shtator në nivel vendi.
Kryesia e RDK-së dhe të gjitha degët e rinisë, do të angazhohen atë ditë për pastrimin e zonave të ndryshme me mbeturina në qytetet përkatëse.
Kryetari i RDK-së, Donjet Bislimi thotë se kjo është vetëm një nga aktivitetet që Rinia Demokratike po zhvillon në shërbim të komunitetit.
“Ne edhe në javët dhe muajt e kaluar, në vazhdimësi kemi organizuar aktivitete të ndryshme në përmirësimin e ambientit në vend, edhe në këtë nismë nacionale, do t’i bashkohemi”, thotë Bislimi.
Do të jenë rreth 400 të rinj nga degët e RDK-së që do të angazhohen në këtë aksion.
Sipas tij edhe pas këtij aksioni, kanë në plan aktivitete të ndryshme nëpër komunat e Kosovës me qëllim të sensibilizimit për shumë çështje dhe ndryshimit të ambientit në të mirë të qytetarëve.
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...
Ekipi i Artemis II afër Hënës, arrin distancë rekord të flut...
Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK kërkoi që t’i be...
Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë protestojnë në Maqed...