FIFA e publikoi së fundmi listën e ngushtë prej tre kandidatëve për çmimin lojtari më i mirë i FIFA-s për sezonin 2017/18, duke i habitur shumë persona sesi asnjë anëtarë i ekipit të Francës, që e fitoi Kupën e Botës këtë verë në Rusi, nuk ishte në listë.
Edhe Antoine Griezmann e ka shprehur habinë e tij me listën e cila përbëhet nga Luka Modric, Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah, transmeton Gazeta Express.
“Siç kam thënë edhe në intervistën time të fundit, është e turpshme qysh asnjë lojtar fitues i Kupës së Botës nuk është në listë për një çmim që ndahet pikërisht nga FIFA”, tha Griezmann.
“Nuk e di cilat janë kriteret e tyre. Ne e kemi fituar turneun më të rëndësishëm, Kupën e Botës. Ky është çmimi më i mirë që mund ta fitosh. Prandaj, jemi të lumtur edhe pse asnjëri prej nesh nuk është në listë për çmimin e më të mirit”, shtoi ai.
Fituesi i më të mirit të FIFA-s ndahet në një ceremoni më 24 shtator.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje