Aleanca për Serbinë (SZS) njoftoi se vizita dyditore e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Kosovë nuk solli asgjë konkrete dhe ajo kishte të vetmin qëllim mbledhjen e “poenëve të lirë” politikë, duke përfituar nga fatkeqësia e popullit serb.
Sipas Aleancës për Serbinë (SZS), presidenti Vuçiq duhet shkarkuar pasi nuk është në mbrojtje të interesave shtetërore dhe kombëtare.
“Ujmani dhe programi i mbrojtjes së këtij burimi jashtëzakonisht të rëndësishëm të shtetit të Serbisë nuk është paraqitur”, thuhet në deklaratë.
SZS kritikon Vuçiqin se në vend që të shpenzojë para për familjet që jetojnë në kushte të vështira, ai shpenzon para për postere të tij, dhe beson se njerëzit ishin të detyruar për të ardhur në takim.
Po ashtu, SZS kritikon se presidenti Vuçiq për deklaratën e tij se disa vende në Evropë nuk e pranojnë propozimin e tij për një zgjidhje, pa e ditur se cili është propozimi.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...