Fshati Torovicë në Lezhë ka nisur të boshatiset. Dhjetra familje kanë braktisur fshatin dhe janë larguar, duke kërkuar azil drejt vendeve të BE-së, e të tjerë po bëhen gati të ikin.
Mungesa e infrastrukturës rrugore, papunësia dhe varfëria e thellë po nxit ikjen masive të banorëve të kësaj zone. Këta të fundit thonë se e kanë humbur shpresën, ndaj e cilësojnë si të pashmangshëm këtë largim.
Në zonë konstatojnë se shumë shtëpi janë vënë në shitje, pasi banorët duan të ikin. Torovica ndodhet 17 km larg qytetit të Lezhës, por udhëtimi është mjaft i vështirë, pasi rruga ka degraduar plotësisht, duke e bërë thuajse të pakalueshme.
Teksa largohesh nga Torovica merr me vete këto pamje të rinjsh që presin pak para për të blerë një biletë e të largohen si azilkërkues në vendet e BE-së.
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...