“Për herë të parë, falë rritjes së buxhetit të Serbisë, mund t’i ndihmojmë popullit në Kosovë. Kjo është shumë e rëndësishme për forcimin e Serbisë, për forcimin e popullit serb”, ka thënë në Zveçan kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë takimit me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, përcjellin medie të Beogradit.
Në takim kanë qenë zyrtarë të Listës Serbe, deputetë serbë të Kuvendit të Kosovës dhe ministrat në Qeverinë e Kosovës Dalbor Jevtiq e Nenad Rikallo.
Ai ka kërkuar falje për vonesën në takimi pasi, tha, “kishte pasur një bisedë të gjatë telefonike me kryetarin e Turqisë Erdogan”.
“Bisedimet janë shumë të vështira. Dhe unë nuk jam ai që mund t’iu jap ndonjë parashikim optimist. E parashikimi optimist është nëse arrijmë te zgjidhja që nuk do ta poshtëronte asnjërën palë dhe që të ruhej fytyra edhe e Beogradit e edhe e Prishtinës. Por jemi larg kësaj zgjidhjeje. Na mbete vetëm të luftojmë për interesat e popullit dhe të atdheut tonë, por edhe ta kuptojmë mirë se në ç’ pozitë gjendemi e të dimë se sa dramatikisht do të rrezikoheshim me prishjen e paqes e stabilitetit në këtë rajon”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka shtuar se ka “më së paku të atillë që kuptojnë se sa e komplikuar është Kosova dhe se në Kosovë as nuk është e gjitha e jona dhe as nuk është e gjitha e atyre”.
“Ne na duet të luftojmë për mbetjen e popullit tonë në Kosovë”, ka përfunduar ai.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën