Më 20 shkurt, Samsung Electronics e paraqiti kërkesën për patentim në organizatën WIPO për produktin “Pajisje elektronike dhe metoda për përcaktimin e orientimit të pajisjes”.
Patenta u miratua më 23 gusht 2018 dhe e përshkruan një metodë për përdoruesit e cila e mundëson kontrollimin e pajisjes me ndihmën e gjesteve të dorës. Përdoruesit thjesht duhet ta bartin një unazë të mençur.
Unaza e mençur përbëhet nga një sensor për prekje dhe një sensor për inercion, nga të cilat sensori i dytë është 9 aksësh dhe në mënyrë precize mund ta përcaktojë se cilat lëvizje bëhen. Vetë unaza i ka 12 zona të ndjeshme ndaj prekjes dhe mund të bartet në cilindo gisht në të dyja duart. Gjithashtu është e mundur të përdoren disa unaza.
Me ndihmën e drejtimit, valëvitjes, fërkimit, rrotullimit ose përdredhjes së gishtit/gishtave, përdoruesit mund t’i kontrollojnë pajisjet si televizori. Unaza e mençur mund të përdoret gjithashtu për kontrollimin e zërit, kontrolleve të sigurisë ose kontrollimin e ndriçimit. Ndërfaqja e përdoruesit e unazës do të rregullohet varësisht nga lëvizja e skrollit (vertikalisht ose horizontalisht).
Përveç të gjithave që u përmendën më lart, unaza e mençur e Samsungut mund të përdoret gjithashtu për aplikimet VR. Gishtat individualë mund të shfaqen në një mjedis virtual, duke ofruar funksione krejtësisht të reja.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...