Plot 16 muaj hetime i janë dashur prokurorisë së Tiranës që të dërgojë në gjyq një mjeke dhe dy infermierë për vdekjen e nënës shtatzënë, Aida Çajka në 16 shtator të vitit 2016.
Organi i akuzës ka marrë si të pandehur mjekët e QSUT Besiana Hysi, Olvis Petre e Zamira Hysenaj për ‘mjekim të pakujdesshëm’.
Sipas prokurorisë, Çajka nuk mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Prokuroria e Tiranës, bën me dije se nëna shtazënë nuk ka marrë ndihmën mjekësore sipas protokollit.
Në shtator të vitit 2016, Aida Çajka 35 vjeçe, kishte shkuar në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë për të lindur, por ndërroi jetë në muajin e 9-të të shtatzënisë së bashku me foshnjën e saj.
Menjëherë pas ngjarjes, familjarët akuzuan mjekët./lapsi.al
Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...
Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtin...
Ndërpritet përkohësisht qarkullimi me trenin Pejë-Prishtinë
Nuk tërhiqet Trumpi, zotohet për tarifë të re
Hamidi rinovon me Ballkanin deri në vitin 2029
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëll...