Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve do ta luaj në udhëtim tek Azerbajxhani.
Të besuarit e trajnerit Bernard Challandes vijnë në këtë takim pas katër fitoreve radhazi në ndeshje miqësore.
Përfaqësuesja kosovare në këtë takim do të ketë dy mungesa të rëndësishme si Valon Berisha dhe Besar Halimi.
Por në fazën ofensive, Kosova nuk ka problem me lojtarë pasi konkurrenca në ato pozita është jashtëzakonisht e madhe.
Në portë pritet të vendoset kapiteni Samir Ujkani, ndërsa mbrojtja nuk do të ketë ndryshime me Vojvodën dhe Paqaradën në krah, ndërsa Rrahmani e Aliti do të jenë në qendër.
Herolind Shala dhe Hekuran Kryeziu pritet të shkatërrojnë aksionet kundërshtare si mesfushorë shkatërrues.
Ndërkohë katërshja ofensive pritet të jetë me Milot Rashicën në të djathtë, Bersant Celinën në qendër e Arbër Zenelin në të majtë.
Në qendër të sulmit balotazhin e ka fituar Atdhe Nuhiu para Vedat Muriqit.
Kosova dhe Azerbajxhani do të ndeshen mes vete në Baku me fillim nga ora 18:00 me kohën tonë lokale.
Formacioni i mundshëm i Kosovës: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Shala, Kryeziu, Rashica, Celina, Zeneli, Nuhiu. /Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit