Tajfuni më i fortë në 25 vjet ka goditur Japoninë, duke marrë jetën e 10 personave.
Aeroportet janë detyruar të mbyllen dhe qindra fluturime janë anuluar, transmeton portali arbresh.info
Tajfuni Jebi ka goditur pjesën përëndimore të vendit, ku pas erërave të forta ka pasur edhe rënie të madhe të shiut.
Shtatë nga të vrarët ishin nga Prefektura e Osakës dhe të tjerët në Mie, Aichi dhe Shiga.
Deri me tani është kërkuar evakuimi i rreth 1 milion njerëzve dhe mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.
Jebi vjen vetëm disa javë pasi Tajfoni Cimaron u zhvendos mbi të njëjtin rajon./arbresh.info/




Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...