Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu dhe homologu i tij grek, Nikos Kotzias, nesër do të takohen në ceremoninë e hapjes së ndërtesës së rikonstruktuar të kryekonsullatës greke në qytetin Izmir, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Turqisë, thuhet se ministri grek Kotzias nesër do të vizitojë qytetin Izmir për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së ndërtesës së rikonstruktuar të kryekonsullatës greke në këtë qytet.
Po ashtu në deklaratë theksohet se në ceremoninë e hapjes do të jetë i pranishëm edhe ministri turk Çavuşoğlu, ku me këtë rast dy homologët do të zhvillojnë një takim në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...