Myrto Uzuni, futbollisti i talentuar beratas, që kulmoi me pareaqitjen e tij te Laçi në Kategorinë Superiore, sezonin e kaluar dhe tri ndeshjet e para të këtij kampionati, është prezantuar sot te klubi i tij i ri, Lokomotiva Zagreb. Një hap cilësor në karrierën e tij, që premton shumë, nisur nga potenciali që ka.
Në faqen zyrtare në internet të klubit kroat, që është “satelit” i Dinamos së Zagrebit, njoftohet si vijon: “Myrto Uzuni është një futbollist i ri Lokomotive! Shqiptari 22-vjeçar vjen nga KF Laci, duke luajtur në pozicionin e krahut dhe qendërsulmuesit”.
“Jam shumë i emocionuar që kam ardhur te Lokomotiva! Kam dëgjuar shumë për klubin nga ish-lojtarët e Lokomotiva nga Shqipëria. E di që këtu bëhet një punë e madhe me lojtarët e rinj. Falënderoj klubin për angazhimin, unë do të bëj çmos për të kontribuar në suksesin e Lokomotivës”, – ka thënë Uzuni në ceremoninë e prezantimit në Kroaci.
Ndërkohë, në faqen e vet zyrtare në Facebook, Myrto Uzuni ka bërë disa falenderime për këtë transferim: “Sot është një ditë që do e mbaj mend në jetën time, sepse fillon një etapë e re në karrierën time. Jam krenar që jam pjesë e NK Lokomotiv Zagreb. Dua të falenderoj familjen time në radhe të pare, që më kanë mbështetur në çdo moment. Falënderoj presidentin Pashk Laska dhe tifozat e KF Laçit, menaxherin tim Franci Bode dhe profesor Besnik Prengën, që më ndihmuan të jem sot këtu!”
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...