Në një bashkëbisedim ditën e sotme me gazetarët, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi paraqiti arritjet e sesionit të shkuar parlamentar.
Ruçi vlerësoi si arritjen më të madhe në sesionin e shkuar miratimin e reformës në drejtësi, ndërsa theksoi si një mangësi të rëndësishme mosmiratimin e ligjit për “Magjistraturën”.
“Reforma në drejtësi është sukses i madh i sesionit të kaluar parlamentar. Siç e theksova dhe dje angazhimi jonë për reformën nuk ka sjellë atë produkt që prisnim. Kështu Këshilli për Legjislacionin nuk përmbushi detyrën për Gjykatën Kushtetuese dhe Kuvendi nuk miratoi dot kryeinspektorin e lartë të drejtësisë për shkak të mosfunksionimit të KLP. Një tjetër mangësi e atij sesioni ishte mosmiratimi i ‘Magjistraturës’. Roli i Kuvendi u forcua dukshëm”, tha Ruçi.
Ndërkohë, sa i përket sesionit të ri parlamentar, i cili nisi një ditë më parë, me seancën e parë e cila u zhvillua pa pjesëmarrjen e opozitës, Ruçi theksoi se në këtë sesion do të vuloset çelja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian./TCH
Pacolli: Aeroportin — le ta marrin, unë nuk dua të luftoj me...
Vitia: Qytetarët që deri tash kanë paguar 3000€ në vit për s...
Milaim Zeka dënohet me një vit burgim me kusht për shmangie ...
Lojtari i Arsenalit i hapur të largohet nga klubi pasi fitoi...
Ademi, Mickoskit dhe Filkovit: Pse jeni kaq kundër gjuhës sh...
Irani shqyrton dërgimin e ministrit të Jashtëm në takimin e ...