Në ndërtesën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) paraditen e së martës ka ndodhur një vrasje.Lajmin për “Betimi për Drejtësi”, e konfirmoi prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha.
Berisha tha se vrasja është kryer nga një person brenda ndërtesës së AKI-së, i cili tash është arrestuar.
“Ka ndodhë sot në mëngjes, ka vdek personi, është një i dyshuar që është arrestu, u kon mrena”, tha prokurori Berisha, i cili ka shtuar se për detaje tjera, do të njoftojnë më vonë.
Agjencia Kosovare e Inteligjencës ka njoftuar zyrtarisht për vrasjen që ka ndodhur sot në ambientet e kësaj agjencie.
Sipas AKI-së vrasja është kryer nga një punëtor i sigurimit i kësaj agjencie.
“Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, ka thënë AKI në njoftimin për media.
Rasti, sipas AKI-së, nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së.Sipas saj, me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...