Kombëtarja e Shqipërisë bëhet gati për duelin me Izraelin.
Në konferencë për shtyp kanë dalë Migjen Basha dhe Sidrit Guri. Pavarësisht një pamjeje të parë me grumbullim të cunguar, Basha beson te një reagim i skuadrës sonë.
“Ne kemi reaguar gjithmonë pas një disfate. Sigurisht që rezultatet nuk kanë qenë pozitive, por duhet të reagojmë menjëherë, pasi besoj që në ndeshjet e fundit nuk është parë kombëtarja e zakonshme”, tha Basha.
Me mungesën e disa lojtarëve, sidomos në repartin e sulmit, Sidrit Guri ka më shumë shanse aktivizimi, edhe pse ai mendon disa ndryshe, përcjell “Tch”.
“Unë kam vendin tim, Roshi ka të vetin… secili ka vendin e vet në kombëtare. Unë do të mundohem që të shfrytëzoj mundësitë e mia dhe të jap më të mirën. Ky është synimi im. Duhet të harrojmë miqësoret që kaluam dhe të shohim përpara”, u shpreh Guri.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...