Sot në të gjitha institucionet shkollore të arsimit para universitar në Republikën e Kosovës fillon viti i ri shkollor 2018 – 2019.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se tashmë janë bërë të gjitha përgaditjet e duhura për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollorë.
Ministri i Arsimit , Shyqiri Bytyqi do të mbajë konferencë për media ku do të flasë në lidhje me përgatitjet për vitin e ri shkollor.
Ministri Bytyqi, po ashtu do të vizitojë shkollën fillore “Ibrahim Banushi”, në fshatin Shalë të Lipjanit, ku do të bëjë edhe shpërndarjen simbolike të Abetares.
Edhe Komuna e Prishtinës ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit dhe ka theksuar se është angazhuar me të gjitha kapacitetet institucionale që të sigurojë kushte për fillimin e një viti të mbarë, në 73 institucione të niveleve të ndryshme shkollore, me 45400 fëmijë.
Në shumicën e institucioneve shkollore janë bërë investime të mëdha për përgatitjen e infrastrukturës shkollore.
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu