Policia gjermane tha se 18 persona u plagosën gjatë protestave në Chemnitz në tubimet e mbajtura nga mijëra ksenofobë dhe kundërshtarë të tyre.
Tre prej të plagosurve i përkasin forcave të sigurisë, ndërsa të tjerët janë nga radhët e protestuesve. Qyteti është kthyer në një arenë të protestave të dhunshme kohët e fundit.
Paralelisht dhe në mënyrë paqësore 3500 të tjerë u mblodhën në sheshin e Kishës së Shën Johanit për të protestuar në paqe kundër ksenofobisë.
Rreth 70 shoqata, organizata dhe parti kishin bёrë thirrje pёr kёtё manifestim nёn moton “Zemёr nё vend tё nxitjes sё urrejtjes”.
Demonstratat kaluan paqësisht, pёrpos disa konfrontimeve sporadike mes dy grupimeve, njoftoi policia e Saksonisё.
“Ne e kemi pasur situatёn tёrёsisht nёn kontroll”, tha njё zёdhёnës i policisё.
ASK: Inflacioni në Kosovë arrin 7,5% në prill 2026
Mimoza hedh akuza ndaj Zhakut: Me mua nuk ke histori, mund t...
Besfort Zeneli merr ftesën nga Suedia për Kampionatin Botëro...
Për herë të parë Specialja publikon pamjet nga brenda burgut...
Komuna e Zetës në Mal të Zi kërkon tërheqjen e njohjes së Ko...
Gashi: Do të garoj me numrin 28 – e rëndësishme është lidhja...