Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq së bashku me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev kanë vizituar kalimin kufitar Preshevë-Tabanovcë.
Në takimin e dytë bilateral mes Vuçiqit dhe Zaevit është diskutuar rreth menaxhimit të integruar të kufijve.
Të dyja vendet kanë pasur marrëdhënie të mira bilaterale në vitet e fundit, mirëpo sipas ‘B92’, hije është hedhur nga mundësia e paralajmëruar nga Shkupi se do ta mbështes pranimin e Kosovës në UNESCO, transmeton lajmi.net.
“Unë besoj se është në interes të Serbisë të gjendet një zgjidhje për Kosovën dhe ne e mbështesim plotësisht duke shpresuar se do të ndodhë sa më shpejtë që të jetë e mundur për shkak se është e rëndësishme për Serbinë dhe perspektivën e saj evropiane, po ashtu edhe për perspektivën e gjithë rajonit”, ka thënë Zaev.
Vuçiq ka thënë se qëllimi i përbashkët dhe interesi më i madh i të dyja vendeve duhet të jenë paqja dhe stabiliteti në rajon.
Ai theksoi veçanërisht nevojën për lidhje më të mirë infrastrukturore si dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar./lajmi.net/
U paraqitën si punëtorë bankash, tre të arrestuar në Prishti...
LDK në Mitrovicë del nga koalicioni qeverisës me LVV-në
Peci tallet keq me degën e LDK-së në Mitrovicë: Me 3% nuk pu...
Rogertit i jepet edhe një shans për të qëndruar në Big Broth...
Kosova dhe Austria nënshkruajnë planin e bashkëpunimit bilat...
Policia bastis zyrat e ‘X’ në Paris, Elon Musk ftohet për in...