Veseli në një tryezë në Mitrovicë ku është folur për dialogun me Serbinë dhe korrigjimin e kufijve, ka thënë se partitë opozitare kanë zgjedhur rrugën e opozitarizmit destruktiv.
“Kanë thirrur një seancë e cila do të jetë të martën, gjoja për votimin e një rezolute për mbrojtjen e territorit të Kosovës, por shihet qartë se është manipuluese”.
“Prej që jam në krye të Kuvendit nuk ka marrë ndonjë kërkesë më absurde dhe manipuluese”, ka thënë Veseli, përcjell lajmi.net.
Veseli u ka bërë thirrje partive opozitare që të bashkohen në procesin e dialogut me Serbinë.
Kreu i Kuvendit duke folur për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, ka thënë se kjo gjë nuk e rrezikon ndarjen e Kosovës, pasi sipas tij kjo pjesë ka qenë gjithmonë e Kosovës./Lajmi.net/
Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...