Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi është treguar i prerë në qëndrimin e tij, sa i përket bisedimeve me Serbinë, në takimin që zhvilloi dje me përfaqësuesit e QUINT-it, shefin e KFOR-it, OSBE-së dhe EULEX-it.
I pari i shtetit është zotuar se Prishtina dhe Beogradi do të dalin të kënaqura në marrëveshjen përfundimtare që do të nënshkruhet në Bruksel.
Burime të “Indeksonline”, brenda takimit, kanë treguar se mesazhi i Thaçit para diplomatëve të huaj ishte se nuk do të ketë tërheqje të presidentit për këto bisedime.
“Qeveritë dhe ministrat mund të ndërrohen mirëpo dialogu vazhdon. Pra, do të ketë marrëveshja paqësore që nënkupton njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB. Kjo duhet të ndodhë i pëlqeu apo jo dikujt”, ka thënë Thaçit gjatë takimit.
Ndryshe, takimi radhës që pritet të shënojë një hap të ri në kërkim të një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, mbahet me 7 shtator.
Takimi është konfirmuar edhe nga Zyra e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila tha se të shtunën do të ndërmjetësojë takimin e radhës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...