Gjykata e Apelit në Shkup sot duhet të vendos për ankesën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili konteston aktgjykimin në rastin “Tanku” të Prokurorisë Speciale Publike për blerjen e “Mercedesit” luksoz në vlerë prej 600 mijë eurove, për të cilin Gruevski u dënua me dy vite burg.
Dje Këshilli Gjyqësor filloi dhe menjëherë e anuloi seancën, për shkak të mospranisë së të pandehurit Gruevski dhe katër avokatëve të tij, të cilët sipas kryetares së Këshillit Penal Cvetanka Perishiq, e kanë sipas procedurës njoftuar se sot do të marrin pjesë në seancën e Gjykatës Penale Shkup për lëndën e PSP “Dhuna në Qendër”, në të cilën Gruevski gjithashtu, është i akuzuar.
Për rastin “Tank” ish-kryeministri Nikolla Gruevski si nxitës për kryerje të veprës është i dënuar me dy vite burg, ndërsa ish-ndihmësministri i MPB-së Gjoko Popovski është i dënuar me gjashtë vite e gjashtë muaj./telegrafi
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona