Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së Igor Janushev nëpërmjet një kumtese thotë se vjedhja e përgjithshme që ndodh për momentin të, sipas Janushevit, kartelit në Qeveri i udhëhequr nga Zoran Zaevi përpiqet ta fshehë me ndarje të reja mes qytetarëve.
“Kriminaliteti nuk është standard evropian. Të ndahen tenderë të përgjakur në shëndetësi në vlerë prej dhjetëra milionë eurove firmave që ekzistojnë një muaj nuk është vlerë evropiane. Të angazhohen kamionë të vëllait Vice në procedurë jo transparente nuk është vlerë evropiane. Të ndajnë licenca për biznes me marihuanë apo largohet toka ndërtimore në Strumicë vetë apo të familjes gjithashtu nuk është vlerë evropiane. Fondi për Inovacioni të ndajë mjete për familjarë dhe këshilltarë pa asnjë kriter, nuk është vlerë evropiane. Nuk është vlerë evropiane shteti të udhëhiqet nga Kryeministër të cilin të gjithë e panë kur kërkon korrupsion ‘një euro për kishën një euro për Vicen’. Nuk është vlerë evropiane që shteti të udhëhiqet nga Kryeministër i cili dy herë ka qenë i amnistuar për kriminalitet”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së Igor Janushev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shton se sjellja e këtillë kriminale e Qeverisë nuk mund të mbulohet me ndarjen e popullit në popull pro-evropian apo anti-evropian.
“Zotëri Zaev, pjesa më e madhe e qytetarëve janë për hyrje në NATO dhe BE, por fuqishëm janë kundër marrëveshjes kapitulluese që e nënshkruat me fqinjin tonë jugor”, thotë Janushev duke shtuar se marrëveshja e arritur me Greqinë do të thotë fshirje të identitetit maqedonas dhe se ndryshohet emri i Republikës së Maqedonisë, gjuha maqedonase, kombësia maqedonase, kultura maqedonase historia dhe tradita maqedonase.
Ai thotë se të barazohet mos pajtimi i marrëveshjes së këtillë të dëmshme me mospranimin e vlerave evropiane është nënçmim i paparë i popullit Maqedonas.
Vlerat Evropiane, shtonë më tej Janushevi, do të arrihen kur politikanët siç jeni ju, do të dalin jashtë nga politika dhe nuk do të kenë mundësi për herë të tretë të jenë të amnistuar./Telegraf/
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Bora paralizon Japoninë, 16 viktima dhe kaos në transport