Me iniciativë të kryeministrit Zoran Zaev, sonte u mbajt takim i liderëve të partive politike të cilat kanë dhënë mbështetje për referendumin që duhet të mbahet më 31 shtator dhe proceseve të cilat janë në drejtim të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.
Pas takimit nuk pati deklarata zyrtare, ndërsa u paralajmërua njoftim për opinionin.
Në takimin që mbahet me iniciativë të kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, morën pjesë liderët e BDI-së, PRSD-së, PDSH-së, RDM, Lidhjes Demokratike, Të Bashkuar për Maqedoni, PAE dhe Dinjiteti, Ali Ahmeti, Tito Petkovski, Menduh Thaçi, Liljana Popovska, Pavle Trajanov, Lube Boshkovski, Fijat Canovski, Stojançe Angellov dhe të tjerë.
Temë e takimit, siç kanë informuar nga LSDM, ishte referendumi dhe qëllimi kyç politiko-shtetëror: rruga euroatlantike e Maqedonisë, prioritetet nga e cila varet e ardhmja e shtetit dhe e gjithë qytetarëve.
Para fillimit të takimit, i cili u mbajt në hotelin “Holidej In”, Zaev deklaroi se janë ftuar liderë të partive të cilët kanë qëndrime pro-evropiane dhe pro-NATO dhe e përkrahin referendumin. Ai ka theksuar se Maqedonisë i nevojitet koalicion nacional lidhur me këto çështje me rëndësi.
Krahu i BESË-s së Bilal Kasamit nuk do të inkuadrohet në fushatën e përbashkët me grupet parlamentare që e përkrahin referendumin. Ai pas përfundimit të takimit tha se do të zhvillojnë fushatë të veçantë me të cilën do t’i motivojnë votuesit për përkrahjen e referendumit.
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City