Ministri francez i Ambientit Nicolas Hulot ka dhënë dorëheqje në transmetim direkt të radios, një njoftim dramatik që ka kapur në befasi madje edhe presidentin Emmanuel Macron.
Ish prezantuesi dhe aktivisti ambientalist tha se dha dorëheqje pas një serie të zhgënjimeve për të adresuar ndryshimet klimatike dhe kërcënimet e tjera të ambientit, transmeton portali arbresh.info.
Hulot tha se ndihej “i vetëm” në qeveri.
Vendimi u mor në vend dhe, shtoi ai se as gruaja e tij nuk e dinte.
“Unë do të marr … vendimin më të vështirë të jetës sime,” tha ministri në një intervistë për radion France Inter.
Nicolas Hulot : "Je prends la décision de quitter le gouvernement" #le79inter cc @leasalame @ndemorand pic.twitter.com/MhRq7zEktM
— France Inter (@franceinter) August 28, 2018
Hulot tha se ai nuk i kishte thënë z. Macron apo Kryeministrit Edouard Philippe për vendimin e tij, sepse ai besonte se ata do të përpiqeshin ta bindnin të mos largohet.
Hulot është një figurë popullore në Francë dhe korrespondentët thonë se largimi i tij është një goditje e madhe për z. Macron, vlerësimet e të cilit aktualisht janë të këqija./Arbresh.info/
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin