“Referendumi është mundësi historike për shtetin, më e rëndësishme pas referendumit për pavarësi. Konsideroj se në të ardhmen në Maqedonia koha do të matet si para apo pas referendumit, perspektivat evropiane dhe atlantike hapen dhe për këtë shkak komisari Hahn drejtoi atë mesazh nga Durrësi”, thotë ish ambasadori në NATO, Nano Ruzhin për Kanal 5.
Euro komisionari për zgjerim Johanes Hahn, mbrëmë në mbledhjen e Kryeministrave nga Ballkani Perëndimor në Durrës, tha se qytetarët e Maqedonisë duhet të zgjedhin se a do të kthehen në integrimet në BE ose do të kthehen në izolim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mbledhja jo formale e Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor u mbajt pa praninë e Kryeministrave të Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Maqedonisë./Telegrafi/
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...