Një zjarrfikës hero dhe një njeri tjetër i guximshëm kanë kërcyer në mbrojtje të konsumatorëve në një dyqan në New Mexico, ku një person i armatosur hapi zjarr.
Incidenti ndodhi në një pompë benzine në Española në muajin qershor, transmeton portali arbresh.info.
E pamjet e këtij rasti vetëm tani janë bërë publikuar nga policia e Española.

Zjarrfikësi lokal Enrico Trujullio është identifikuar si njëri nga burrat që ka mbrojtur një grua nga breshëria e plumbave.

Në një kënd tjetër nga kamerat e survejimit, një konsumator i paidentifikuar shihet duke u bërë mburojë për dy fëmijë dhe një grua gjatë të shtënave.

Fatmirësisht askush nuk është lënduar nga ky incident./Arbresh.info/
Rasti “Pronat në Prizren”, arrestohen dy persona për keqpërd...
Studentët shqiptarë paralajmërojnë protestë në Tiranë në mbë...
BE miraton pagesën e parë të kredisë prej 90 miliardë eurosh...
Arsenali mund të largojë deri në tetë lojtarë nga skuadra fi...
Abdixhiku: Oferta e LVV-së ka qenë “gjithçka veç Vjosën mos ...
Aeroporti i Vlorës/Avokati i “Mabco” zbardh prapaskenat e ko...