Pas një videoje të postuar në internet në të cilën besohet se bëhet fjalë për një gazetar japonez, i cili u zhduk në Siri në vitin 2015, qeveria japoneze ka njoftuar se do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për ta shpëtuar atë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gazetari Jumpei Yasuda ka humbur më 2015 në Siri dhe Yoshihide Suga, një zëdhënës i qeverisë japoneze, tha se beson se videoja e re do të japë më shumë detaje rreth shpëtimit të mundshëm të tij.
Dhe siç thuhet më tej, në një video, një burrë me mjekër thotë se është në një mjedis të keq dhe ka nevojë për shpëtim urgjent.
Gjithsesi ka një lloj konfuziteti rreth kësaj ngjarje, pasi që ai thotë se emri i tij është Umar dhe se është nga Koreja, ndonëse flet japonisht. /Telegrafi/
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...
Trump konfirmon bllokimin e porteve iraniane
Kurti uron Magyer: Kosova e mirëpret mbështetjen e popullit ...