Dy problemet e mëdha të Trepçës nuk po mund t’i zgjidhë as Qeveria Haradinaj. Rimëkëmbja e gjigantit të dikurshëm metalurgjik dhe bashkimi i dy pjesëve – asaj veriore dhe jugore – është larg së realizuari.
Aktualisht Trepça është në gjendje të rëndë financiare, ndërsa menaxhmentet e dy pjesëve nuk kanë asnjë komunikim mes vete, shkruan sot Koha Ditore.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues të Trepçës, Miftar Hyseni tregon se ka rënie të prodhimit në Trepçë në krahasim me vitin e kaluar. Arsyeja për këtë, sipas tij, është mungesa e fuqisë punëtore të aftë për punë.
Hyseni tregon se që nga viti 2013, në “Trepçë” nuk ka pasur punësime të reja, ndërsa barrën kryesore të prodhimit tani e bartë mosha e punëtoreve prej 62 deri në 65 vjet.
Sipas, Hysenit, punësimet e reja dhe investimet në “Trepçë” nuk po mund të realizohen për shkak se ndërmarrja aktualisht është në boshllëk institucional.
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City